Jahjaga u prit në Pallatin Presidencial në Sofje

Kosova

Jahjaga u prit në Pallatin Presidencial në Sofje

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:26

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Pallatin Presidencial në Sofje, nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, zotëri Rosen Plevneliev, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të institucioneve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Presidentit të parë të Bullgarisë demokratike.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Plevneliev biseduan së bashku për cështje të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët, posacërisht në atë të ekonomisë dhe investimeve. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet aktuale në rajon, me theks të posacëm në fushën e sigurisë dhe domosdonë e angazhimit të përbashkët në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme.

Presidentja Jahjaga duke e vlerësuar bashkëpunimin ndermjet dy vendeve theksoi se ndihma e Bullgarisë për Kosovën ne fushën e integrimeve evropiane, përfshirë procesin e liberalizimit te vizave dhe Marrwveshjen e Stabilizim Asociimit do të ishte domethënëse per qytetarët e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të tyre.

Presidenti Plevneliev e falenderoi Presidenten Jahjaga për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit te Presidentit Zhelev dhe për ngushëllimet e sinqerta. Ai tha se Bullgaria do të vazhdojë të jetë pranë Kosovës per ta ndihmuar në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat