Hoti premton mbrojtjen e investitorëve

Kosova

Hoti premton mbrojtjen e investitorëve

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 13:33

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e Kosovës do të mbështes investitorët dhe do të parandalojë ikjen e tyre nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Hoti, ka thënë se javën e ardhshme do të analizohet rasti i kompanive ‘3CIS’ dhe ‘BELI-EURO FOL’, nga një komision i zyrtarëve ligjor ndërministror.

“Qeveria do të mbështesë investitorët dhe do të parandalojë ikjen e tyre nga Kosova. Rasti i kompanive ‘3CIS’ dhe ‘BELI-EURO FOL’ do të analizohet në javën që vjen nga një komision i zyrtarëve ligjor ndër-ministrorë. Do të ofrohen të gjitha kushtet e nevojshme që këto dy kompani, dhe të tjera si këto, të qëndrojnë në Kosovë. Kemi nevojë shumë për investimet e tyre dhe rritjen e punësimit për të parandaluar ikjen e të rinjve jashtë vendit.

Unë ftoj të gjitha kompanitë që të raportojnë çfarëdo rasti të paqartësive që kanë me Administratën Tatimore ose me Doganat e Kosovës. Nuk do të lejojmë asnjë zyrtarë, në cilindo institucion publik, të prishë imazhin e Kosovës para investitorëve dhe t’i bëjë ata të ikin nga Kosova”, (sic) ka shkruar Hoti në Facebook.

Reagimi i ministrit Hoti vjen pas paralajmërimit të pronarit të fabrikës “Beli-Eurofol”, Gazmend Mustafa, se bashkë me makineritë për riciklimin e plastikës do të shpërngulet në Maqedoni.

Ai ka thënë se atje do të investojë rreth 4.5 milionë euro.

Mustafa, tetë vite më parë nga të ardhurat prej emigranti në Gjermani, investoi në vendin e tij të lindjes në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat