Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka marr pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit bullgar Zhelju Zheljev.
Jahjaga këtë e ka konfirmuar në faqen e saj në Facebook duke sjellë edhe disa foto nga kjo ceremoni.
“Mora pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, zotëri Zhelju Zheljev. Ceremonia e varrimit u mbajt në Kishën e Madhe në Sofje të Bullgarisë” , ka shkruar Jahjaga në Facebook./BS