Objektet pa leje, 13 mijë aplikime për legalizim

Kosova

Objektet pa leje, 13 mijë aplikime për legalizim

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:17

Sipas zyrtarëve komunal të Prishtinës, drejtoria e Urbanizimit, ka pranuar deri më tash rreth 13 mijë aplikacione për regjistrim të objekteve pa leje, proces që pritet të përfundojë me 5 shkurt.

Procesi për legalizimin e objekteve pa leje në komunën e Prishtinës por edhe në të gjithë Kosovën do të përfundoj me 5 shkurt. Sipas zyrtarëve komunal të Prishtinës, drejtoria e Urbanizimit, ka pranuar deri më tash rreth 13 mijë aplikacione për regjistrim të objekteve pa leje. Qytetarët thonë se procesi po ecën mirë përderisa ka dhe nga ata që nuk e shohin të arsyeshme legalizimin e shtëpive të ndërtuara para 40 vitesh.

Kanë mbetur edhe pesë ditë, kur do të përfundoj afati ligjor për aplikim për regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Hazir Vitia, shef i sektorit të urbanizmit tha për Radio Kosovën, tha se në komunën e Prishtinës procesi deri më tash mund të konsiderohet i suksesshëm.

Sipas tij, deri më tash në Prishtinë, janë pranuar mbi 13 mijë kërkesa për legalizim të objekteve.
Vitia tha se jo të gjitha ndërtimet do të legalizohen. Ato që bien ndesh me planet rregulluese, do të rrënohen, por nuk ka specifikuar se çfarë do të ndodh me kompensimet.

Komuna e ka dyfishuar numrin e sporteleve, vetëm për të ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Disa nga qytetarët thonë se organizimi është i mirë dhe nuk po u i bie shumë të pres. Ndërsa, një qytetarë tjetër i cili po priste të dorëzonte dokumentet për legalizim të shtëpisë, nuk e sheh të nevojshëm regjistrimin e objekteve të cilat janë të ndërtuara para 50 vitesh.
Ndryshe, procesi i legalizimit është duke u zhvilluar pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës. Numri total i ndërtimeve pa leje, është mbi 140 mijë, ndërsa në nivel vendi, deri më tash regjistrimit i janë përgjigjur mbi 60 mijë prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat