Ajtenja pretendon se ka zbuluar ilaçin kundër kancerit

Kosova

Ajtenja pretendon se ka zbuluar ilaçin kundër kancerit

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:19

Humanistja Ajtene Krasniqi u ofron solucionin “Nt-41”, i cili tashmë po kërkohet edhe nga mjekët me famë botërore, për të shëruar shumë sëmundje, duke filluar nga esheria coli, diabeti, infeksionet organike e deri te kanceri.
Ajtenja ka thënë se për licencën e këtij ilaçi i ka ofruar mundësi ndërtimi të një fabrike edhe presidenti i Turqisë, Erdogan.

“Ai na ka lënë ofertën e hapur, mundemi të ndërtojmë këtu në Kosovë ose në Turqisë, por preferencë e tij ishte Turqia”, thotë Ajtenja, e cila përmend faktin se për këtë ilaç ka ofruar ndërtimin e fabrikës Zvicra dhe Gjermania.

Por dëshira e saj është që fabrika të ndërtohet në Kosovë dhe ajo kërkon nga Qeveria që të ndihmojë në këtë drejtim. /Kosova Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat