Migrimi prek edhe politikën, Zafirit i migron anëtari i kryesisë së partisë

Kosova

Migrimi prek edhe politikën, Zafirit i migron anëtari i kryesisë së partisë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:16

Një anëtar i Kryesisë së Bashkimit Demokratik(BD) të Zafir Berishës ka marrë rrugën e migrimit. Ai bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën 1 vjeçar është nisur drejt shteteve të Perëndimit.
Anëtari i Kryesisë së BD-së është jurist me profesion, ndërkaq bashkëshortja e tij, e diplomuar në drejtimin Gjuhë Angleze.
Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) Zafir Berisha tregon se anëtari i Kryesisë së Partisë (emri i tij i njohur për redaksinë) ka emigruar për shkak mungesës së një vendi të punës.
“Ai dhe bashkëshortja e tij, të dy janë me diplomë universiteti. Të diplomuar prej vitesh, ata kanë bërë përpjekje për t’u punësuar në mënyrë që t’i shërbejnë vetes dhe vendit,por pas përpjekjeve të pafundme në konkurse çifti i diplomuar janë dorëzuar”, tregon Berisha për “PrizrenPress”
“Anëtari i Kryesisë ka qenë me profesion jurist, kurse bashkëshortja e tij ka qenë profesoreshë e Gjuhës Angleze, dhe ka qenë njohëse e 5 gjuhëve të huaja”, tha ai.
“Ata kanë lënë Kosovën, sepse shanset për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë ishin zero”.
Berisha tregon se shumë anëtarë të subjektit të tij politik, nuk mund të punësohen nga Qeveria e Ramadan Mujës.“Vetëm pse janë në partin time nuk i marrin në punë”, tregon Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat