Kelmendi: A fshihet diçka tjetër pas Jabllanoviçit dhe Trepçës?

Kosova

Kelmendi: A fshihet diçka tjetër pas Jabllanoviçit dhe Trepçës?

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 09:59

Kanë mbetur edhe dy ditë, deri në protestën e radhës të organizuar nga subjektet politike opozitare, kundër deklaratave fyese të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç dhe për shtetëzimin e Trepcës.

Këto janë dy qëllimet dhe kërkesat e protestuesve, mirëpo analisti Jeton Kelmendi, thotë për “Bota sot”, i thirrur në burime ndërkombëtare thotë se protestat janë vetëm një pretekst i këtyre subjekteve për ta rrëzuar qeverinë.

“Demonstratat, tubimet dhe shumë protesta të tjera janë të inskenurara jashtë Kosovës, nga ana të nuk na e duan të mirën. Valles së kësaj drame i bashkuar janë me ose pa vetëdije partitë opozitare. Me prova shumë të sigurta nga burime të Bashkimit Evropian, ky skenarë nuk është bërë në Kosovë. Ndërkaq aketërt e tij janë në Kosovë dhe ata janë Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën. Vetëm pretekst është sepse nuk ka shqiptar as nuk ka qeveri që mund ta shes Trepçën, rregullat janë ndërkombëtare por asnjëri s’mund ta bëj një gjë të tillë. Këta po sillen sikur “Ne jemi shqiptar dhe shumica e qytetarëve nuk na qenkan shqiptarë”. Jabllanoviçi dhe Trepça janë vetëm pretekste këtë e them nga burime shumë të sigurta nga Brukseli”, thotë Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

Për më tepër, protesta e javës që po e lëmë pas eskaloi duke rezultuar me një numër të madh të protestuesve dhe policëve të lënduar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat