​Vidhen paratë e xhamisë, kamerat e sigurisë filmojnë dy autorët (Video)

Kosova

​Vidhen paratë e xhamisë, kamerat e sigurisë filmojnë dy autorët (Video)

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:00

Dy të rinj në mes të dytës vendosën që të kryejnë një vjedhje, shkuan të marrin paratë në një xhami.
Vepra e ligë e tyre u filmua nga kamerat e sigurisë e që pamjet i siguroi Klan Kosova.

Vjedhja u krye në xhaminë 'Kaderie' në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, pasi që u fal namazi i drekës duke marrë paratë e mbledhura nga besimtarët.

Vjedhja u kuptua nga Imami kur shkoi të falë ikindinë.

Mendohet se në arka kishte diku rreth 100 euro.

Ndërkohë organet e rendit po punojnë në kapjen e dy të dyshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat