LDK e Prishtinës: Ahmeti është i detyruar të marrë pjesë në protesta të dhunshme

Kosova

LDK e Prishtinës: Ahmeti është i detyruar të marrë pjesë në protesta të dhunshme

Më: 31 janar 2015 Në ora: 21:36

Grupi i këshilltarëve të LDK-së në KK të Prishtinës konsideron se Shpend Ahmeti është i detyruar të marrë pjesë në protesta të dhunshme. Është i detyruar ashtu siç janë edhe të tjerët e VV në qeverisjen e Komunës.

Kështu thuhet në një deklaratë për media të GK të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët theksojnë se “në një debat publik, i deleguari i Shpend Ahmetit dhe VV-së, shef i grupit në Kuvendin e Prishtinës, Ylli i Vetëvendosjes, po e pranon se protestuesit i ka udhëhequr që të shkaktojnë dhunë kundër shtetit dhe rrëzimin e tij”.

“Ylli tha se nuk ka pasur gaz lotsjellës më shumë as në demonstratat kundër regjimit serb. Po e pranoi shkatërrimin e kryeqytetit dhe dhunën e shkaktuar”, thuhet në këtë deklaratë.

“Ylli nuk i mban mend ato ngjarje të hidhura të së kaluarës, sepse është rritur pa flamurin kuq e zi, që e mban sot në gjoks, po i ka treguar dikush i devotshëm i tij që ishte kundër demonstruesve “kontra-revolucionarë” të së kaluarës shqiptare”, theksohet më tej.

“Tash Ylli, shef i grupit po do “me nxjerr” hak ndaj të devotshmit të tij gjenetik, po e sulmon shtetin me dhunë dhe “kontrarevolucion”. Grahi Yll grahi! Po shteti i Kosovës nuk është ndërtuar për ta rrëzuar Shpend Ahmeti dhe Yll Hoxha”, thonë GK të LDK-së në KK të Prishtinës.

“Ne kërkojmë që Shpend Ahmeti të mos ik nga debatet e drejtpërdrejta publike dhe ta shqyrtojë pozicionin e tij prej kryetari. Dorëheqja e tij e shpëton demokracinë në Prishtinë”, përfundon kjo deklaratë për media e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat