Tupeci i Hasit 24 orë pa rrymë

Kosova

Tupeci i Hasit 24 orë pa rrymë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 21:29

Fshati Tupec i Hasit të Prizrenit ka mbetur pa rrymë. Banorët akuzojnë KEDS-in se nuk ka intervenuar për të sanuar defektet që janë shkaktuar nga erërat e forta.
Flori Çoçaj thotë se KEDS është informuar me kohë për defektet që janë shkaktuar nga erërat e forta, mirëpo nuk kanë intervenuar.
“Ne e kemi lajmëruar KEDS-in, mirëpo edhe pse kanë kaluar 24 orë askush nuk ka intervenuar për të rregulluar defektet që janë shkaktuar ”, tregon Çoçaj.
Ai thotë se banorët e këtij fshati janë tepër të revoltuar me neglizhencën e KEDS-it.
“Nuk është hera e parë që KEDS-i nuk intervenon me kohë në këtë fshat. Muajn e kaluar kemi mbetur tri ditë pa rrymë për shkak neglizhencës së KEDS-it”, tregon Çoçaj. /PrizrenPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat