Takohen fshehtas në Prevallë për Gjykatën Speciale

Kosova

Takohen fshehtas në Prevallë për Gjykatën Speciale

Më: 31 janar 2015 Në ora: 20:58

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka mbledhur krerët e drejtësisë në njërin nga restorantet e këtij vendi malor.

Ndonëse asnjëri nga të pranishmit nuk tregoi për çka janë takuar burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se aty u diskutua për Gjykatën Speciale. Sipas këtyre burimeve ministri Kuqi dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të udhëtojnë të hënën për në Bruksel dhe për gjyqësorin në veriun e Kosovës.

Në takim i pranishëm ishte edhe ministri I FSK-së Haki Demolli, hartuesi i Kushtetutës Arsim Bajrami dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat