Çështja Jabllanoviq tashmë do duhej të ishte e përfunduar dhe t’i takonte historisë

Kosova

Çështja Jabllanoviq tashmë do duhej të ishte e përfunduar dhe t’i takonte historisë

Nga: D.Xhemaj Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:52

Protesta të cilat janë paralajmëruar që do të mbahen me datën 4 shkurt nga Lëvizja Vetëvendosje, protesta këto që sipas VV-së, i ka dy arsye shkarkimi i Jabllanoviqit dhe asetet e Trepçës të kthehen në atë shtetërore.

Profesori i Departamentit të Shkencave politike Afrim Hoti mendon se tashmë çështja e jabllanoviqit është dashur që t’i takojë historisë edhe nëse kjo i kish kushtuar me çmimin e ramjes së Qeverisë.

“Unë jam i befasuar dhe i shtangur nga kjo mbështetje kaq e madhe dhe kaq pa vend e kryeministrit Mustafa për Jabllanoviqin. Mendoj se kjo storie tashmë do duhej të ishte e përfunduar dhe t’i takonte historisë. Kjo, jo për faktin e protestave nga VV, por për faktin e shkeljes se parimeve dhe normave juridike dhe morale te vendit. Kjo do duhej te ndodhte para protestave madje edhe me çmimin e ramjes se Qeverisë. Mendoj se ishte një rast i mirë që shteti të reflektonte pozitivisht dhe seriozisht me ç’rast do te instalohej një praktikë shumë e mirë dhe serioze për shtetin”, tha Hoti për Bota sot.

Ai mendon se protestat lanë 1001 arsye për të protestuar dhe ngritur zërin për çështje parimore, premtime elektorale si pagat etj etj, aspekte të tjera sociale, papunësia, neotizem, familjarizem etj etj, rritjen 25% nga njeri e 43% nga tjetri partner i koalicionit, por jo protesta dhe dhunë çfarë pamë në protestën e fundit. Ato zhvillime janë për keqardhje. Hoti besoj në logjikë të shëndoshë dhe refleksione normale, dhe nuk donë të besoj se të tilla ngjarje do të përsëriten.

“Nëse ky do ishte rasti atëherë është e qartë: Logjika e organizatoreve të protestës është saktësisht e njëjte sikur e këtyre që janë aktualisht ne qeverisje, që duan me çdo kusht marrjen e pushtetit. E nëse kjo do ishte situata, unë vetëm mund të konfirmoj atë që e kam deklaruar me herët se kjo formulë qeverisëse është "e panatyrshme dhe natyralisht e paqëndrueshme", aq me pak me një imazh skajshmërish të zbehte te qeverisjes nga z. Mustafa, e kjo na bën të mendojmë se zgjidhja është të drejtohemi se shpejti tek Kutitë e Votimit”, tha profesori Hoti për Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat