Mustafa qytetarëve: Mos e braktisni vendin, do të ketë zhvillim ekonomik

Kosova

Mustafa qytetarëve: Mos e braktisni vendin, do të ketë zhvillim ekonomik

Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:29

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se zhvillmi ekonomik është detyrë e tyre kryesore. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos ta lëshojnë vendin.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht.

Ai gjatë akademisë përkujtimore për 18 vjetorin e vdekjes së heroit, Zahir Pajaziti, ka deklaruar të shtunën se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen me gjithë potencialin që kanë, në mënyrë që të krijohen kushte me të mira jetese.

Mustafa ka thënë se, ashtu sikur në situata më të rënda, qytetarët dhe institucionet e Kosovës do ta kalojnë edhe etapën e forcimit të shtetit ligjor.

“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje që të dalin fitimtar edhe në shumë situata më të rënda. Kosova do të dal fitimtare edhe në këtë etapë përfundimtare të forcimit të shtetit ligjor të funksionimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik, që është detyrë e jona kryesore. Ritheksoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të braktisin vendin e tyre”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat