Qirezi: Qeveria duhet të ndërmarrë dy veprime!

Kosova

Qirezi: Qeveria duhet të ndërmarrë dy veprime!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:42

Arben Qirezi, doktor i shkencave politike thotë se Kosova gjendet në krizë politike dhe kjo nuk ka filluar me këto protesta.
Kosova, sipas tij, është në gjendje palëvizshmërie politike që nga viti 2001.

Lidhur me protestat e fundit, ai ka thënë, se si zgjidhje afatshkurte do të ishte e para, shkarkimi i Jabllanoviqit. Dhe e dyta, sipas tij, caktimi i një date se kur do ta sjellë ligjin për Trepçën.

“Pa marrë parasysh se Qeveria e ka një arsyetim se e ka shpëtuar nga likuidimi, ky është një projekt i komprometuar, andaj për të menaxhuar këtë, kryeministri duhet të dal të caktojë ligjin për Trepçën”, ka thënë Qirezi, në emisionin Debat në RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat