Mustafa: Shkarkimi i Jabllanoviqit nuk është kushtëzuar

Kosova

Mustafa: Shkarkimi i Jabllanoviqit nuk është kushtëzuar

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:11

Kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka asnjë të vërtetë rreth raportimeve në media se është kushtëzuar shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq me pozitën e zëvendës shefit të AKI-se.

“Emërimi i zëvendës shefit të AKI-së përcaktohet me Kushtetutë dhe nuk ka të bëjë fare me të”, tha Mustafa.

Sa i përket ministrit Jabllanoviq i cili i ka quajtur nënat gjakovare egërsira, Mustafa tha se është bërë bujë e panevojshme rreth këtij rasti. Sipas Mustafës do të vlerësohet në këtë rast nëse është shkelur Kushtetuta.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i ka dhënë gjatë vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ku është takuar me drejtorin e Doganës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat