Shefi i ushtrisë serbe Ljubisa Dikovic, viziton shpesh Kosovën (Foto)

Kosova

Shefi i ushtrisë serbe Ljubisa Dikovic, viziton shpesh Kosovën (Foto)

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:19

Gjenerali serb Ljubisa Dikovic, për të cilin Fondi Humanitar Ndërkombëtare ka thënë se ka dëshmi se ka kryer krime lufte në Kosovë, është vizitor i shpeshtë në Kosovë. Në një njoftim të muajit gusht, kur Dikovic në Selinë e KFOR’it në Dragodan kishte takuar Komandatin e KFOR’it, bëhet e ditur se brenda një periudhe disa mujore kishte takuar pesë herë Komandatin e KFOR’it.
Disa prej takimeve kanë ndodhur në Prishtinë. Zakonisht vizita të tilla ndodhin në kushte të rrepta sigurie ndërsa komandantët serb udhëtojnë drejt Kosovës me helikopterë.

Një takim ndërmjet KFOR’it dhe Ushtrisë Serbe ka ndodhur në Nish gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar. Zakonisht thuhet se takimet realizohen në pajtim me Marrëveshjen e Kumanovës.

Përveç Dikovic, në Kosovë kanë qëndruar edhe shefa tjerë të shtatmadhorisë serbe.

Gjatë ditës së djeshme, në Beograd, në një konferencë për media FDH ka bërë të ditur se se posedojnë dëshmi se ushtaraku kryesor serb ka qenë i përfshirë në krime gjatë luftës së Kosovës, në fshatin Rezallë dhe Çikatovë, si dhe për fshehjen e trupave të viktimave në një varr masiv në Rashkë.

Presidenti i Serbosë Tomislav Nikolic ka ftuar për takimin gjeneralin serb duke thënë se kjo përbën një sulm ndaj ushtrisë serbe dhe se Dikovic është një oficer i ndershëm. Ndërsa ish -Presidenti i Serbisë Boris Tadic ka thënë pohimet e FDH duhen hetuar.Nga pala kosovare ka reaguar ashpër Kryeministri i Republikës Isa Mustafa.

"Ky është edhe një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij Fondi po e zhvillon për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb" ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat