Fati i kryeprokurorit varet nga informata e AKI-se për Keshillin Prokurorial

Kosova

Fati i kryeprokurorit varet nga informata e AKI-se për Keshillin Prokurorial

Nga: Diana Bunjaku Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:14

Pas një debate maratonik, me 7 vota pro, dhe një abstenim, anëtarët e Këshillit Prokurorjal (KPK-së) kanë miratuar vendimin me të cilin do të kërkohet zyrtarisht nga AKI-ja , një informacion i formës më të shkurtër e jo verifikim të dosjeve të 6 kandidateve , sa janë në garën për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili tash e sa kohë të gjatë është me ushtrues detyre.

Arsyeja e informacionit të shkurtër nga AKI-ja ishte së pot ë kërkonin verifikimin , kjo do të merrte një periudhë të gjatë kohorë nga 6 deri në 9 muaj, gjë që për aq kohë do ta prolongonte zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Mbledhjen e jashtëzakonshme e ke drejtuar ushtruesi i Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha, ndërsa ajo është mbajtur me kërkesë nga anëtarët e Këshillit Prokurorial, : z. Idaim Ismaili, nënkryetar , dhe tre anëtarët e KP-së Jetish Maloku, Sevdije Morina, dhe Bajram Uka.

Sipas z, Idaim Ismaili, qëllimi i kësaj mbledhje të jashtëzakonshme ka qenë caktimi i afateve për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, që do duhej të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe që do të duhej të përfundonte, deri më datën 5 mars.
Ndërkaq kërkesa tjetër, ka qenë që të caktohet data se kur do të bëhet intervistimi 6 kandidateve për postin e Kryeprokuror të Shtetit, gjë që nuk u caktua.
Prokurorja Sevdije Morina, gjatë këtij takimi, ka pasur vërejte, rreth fakti që ishin larguar mediat nga takimi i kaluar, pasi nuk ka pasur asgjë konfidenciale.
Sipas saj, në Këshillin Prokuro rial gjithmonë flitet për transparencë por atë nuk po e zbatojnë. Ajo vec tjerash pati vërejtje se disa anëtare të Këshillit Prokurorial sikur me qëllim po e zhvatin afatin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
“ Kërkojë që procesi I nominimit dhe zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të përfundojë pa u skaduar afati I Këshillit Prokurorial”, ka thënë Morina.
Ndërsa prof. dr. Bajram Uka, Dekan i Fakultetit Juridik, është pajtuar se çështja e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit po neglizhohet. Ai ka kërkuar një punë më efikase prej asaj se ç’ështe bërë deri më tani.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka thënë se nga AKI-ja duhet të kërkojë verifikimin e informative të plota, për të ditur se a kanë rënë në konflikt me Ligjin e Kryeprokurorit të Shtetit.
“ Nuk ka tensionim të Këshillit Prokurorial , por ato thashetheme tashmë dihet se vijnë nga jashtë, dhe nga mediat, pasi që sipas tij, çdo anëtar i KPS-së është i gatshëm në çdo kohë të jetë prezent në mbledhjet e anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm (KP-së)
“ Pikërisht për këtë kërkohet një rritje e vëmendje sonë për përshpejtimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Kuçi.
Ndërkaq avokati Teki Bokshi, ka propozuar që në mbledhje të vazhdojë , vetëm para se të caktohet rendi I ditës, që ishte më pas , edhe shqyrtim i procesit të nominimit të Kryeprokurorit të Shteti.

Avokati Bokshi, po ashtu ka kërkuar që të mbahen mbledhje javore nga KP-ja, me qëllim të efikasitetit.
Nga ana tjetër Ush. Kryeprokurori i Shtetit Sylë Hoxha , ka njoftuar anëtarët e Këshillit Prokurorjal se sot, ka arritur një përgjigje nga AKI-ja për 6 kandidatë për postin e kryeprokurorit të shtetit.
“ Në kërkesën e re që do t’i drejtohemi AKI-së, do të kërkojmë informata të shkurtër, komfor vendimit që është mbajtur në këtë mbledhje, e jo verifikim që do të kërkohet nga 6 deri në 9 muaj.“ , ka thënë Hoxha.
Ai ka njoftuar se takimi i radhës së Këshillit Prokurorial do të mbahet me datën 7 shkurt në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat