Thaçi, kryetarëve: Mos u merrni me patriotizëm

Kosova

Thaçi, kryetarëve: Mos u merrni me patriotizëm

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:05

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi sot komunën e Shtimes ku pas takimit që pati me kryetarin e saj, Naim Ismajli u shpreh i gatshëm të vazhdojë të mbështesë komunat e Kosovës në krijimin e vendeve të punës, mirëqënie social sdhe stabilitet ekonomik.

Nga ana tjetër, Ismajli ia prezantoi Thaçit të arriturat e kësaj komune.

E ky i fundit i pyetur nga Klan Kosova se pse nuk e ka vizituar akoma kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, deklaroi se insttiuconet brenda qeverisë janë në kontakte të vazhdueshme me komunat, por ai bëri thirrje që kryetart e komunave të fokusohen në çështje të brendshme komunale e të mos merren me patritotizëm, çështje kombëtare e globale.

Ndërsa, lidhur me deklaratat e Serbisë se do të ndërrojë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës nëse ata nuk përmbushin atë që pret bashkësia serbe, shefi i diplomacisë kosovare tha “Mos u merrni me deklaratat të thata të Serbisë se edhe në kohën kur ne e kemi fituar luftën në vitin 1999, Seerbia ka dalur të festojë fitoren”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat