Shala: Një serb si zëvendësdrejtor i AKI-së, i dëmshëm për Kosovën

Kosova

Shala: Një serb si zëvendësdrejtor i AKI-së, i dëmshëm për Kosovën

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:08

“Unë këtë marrëveshje të subjekteve politike nuk e kamë parë, por nëse kanë marrëveshje që zëvendësdrejtori i AKI-së të jetë nga minoriteti serb besoj që është një marrëveshje e gabuar për këtë kohë. Në të ardhmen e shkurtër është mirë që të jetë por në këtë kohë në të cilën sot po dominon Lista serbe me politikën tonë dhe të Beogradit besoj që është shumë e dëmshme”, tha Shala.

Sipas tij, Lista serbe është e dirigjuar nga Beogradi dhe për këtë arsye është e dëmshme.

“Ne nuk i druhemi por po shihet që Lista serbe është dirigjuar nga Beogradi dhe në këtë gjendje që jemi me bisedime ku do të diskutohen shumë çështje që janë hapur në bisedimet në Bruksel më 19 prill të vitit 2013 besoj që është e dëmshme”, u shpreh ato.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjesionit Kosovar për Inteligjencë, nënkryetari i Komisionit Rrustem Berisha, paraqiti problemin e migrimit ilegal si dhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së Bashkim Smakaj.

Lidhur me këtë, vendos që të premten të ftohet në mbledhje zëvendës drejtori i AKi-së për të dhënë llogari lidhur me dorëheqjen e drejtorit Bashkim Smakaj si dhe për atë që po përmendet këtyre ditëve se Smakaj pas dorëheqjes ka marr me veti një pjesë të dosjeve të AKI-së.

Po ashtu zëvendës drejtori i AKI-së i ftuar nga Komisioni do të tregoj edhe për mënyrën se si mijëra qytetarë për çdo ditë po e lëshojnë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat