Deliu: Dikoviq, përgjegjësi kryesor për krimet serbe në fshatin Rezallë dhe Çikatovë të Drenasit

Kosova

Deliu: Dikoviq, përgjegjësi kryesor për krimet serbe në fshatin Rezallë dhe Çikatovë të Drenasit

Nga: H.Orana Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:44

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu përmes një reagimi në Facebook ka thënë se përkundër faktit se krimet serbe ndaj popullit të Kosovës janë të njohura botërisht, Qeveria e Serbisë ende heziton të kerkojë falje dhe të dënoj përgjegjësit.

“Për më keq, ata të cilët kryen krime makabre ndaj popullatës së pafajshme vazhdojnë të jenë ende të fuqishëm në ushtri, polici dhe shërbime inteligjente të Serbisë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe cilësohet si përgjegjësi kryesor për krimet serbe në fshatin Rezallë dhe Çikatovë të Drenasit”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Sipas saj, pa e fituar këtë betejë me kriminelët të cilët vazhdojnë të jenë ende me ndikim të fuqishëm në politikën serbe dhe ne reflektimet e saj në Kosovë, Qeveria e Serbisë nuk do të jetë asnjëherë partner i besueshem për bisedime dhe aq më pak kandidat i besueshëm dhe serioz për integrime evropiane.

“Shteti i Kosovës bashkë me shumë familje kosovare po presin që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për krimet që janë bërë në Kosovë; gra dhe vajza që kanë përjetuar krime lufte të dhunës seksuale ende presin që kryesit e këtyre krimeve të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ajo./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat