Daçiq në Kosovë, takimi i Ballkanit Perëndimor pa simbole shtetërore

Kosova

Daçiq në Kosovë, takimi i Ballkanit Perëndimor pa simbole shtetërore

Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:05

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se kah fundi i muajit mars do të vije në Prishtinë për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

"Vizita ime nuk ka të bëjë me temën e statusit dhe nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë për Kosovën", tha Daçiq para gazetarëve në selinë e misionit të OSBE-së në Beograd, duke shtuar se takimi do të mbahet pa simbole shtetërore.

Daçiq ka shtuar se me këtë rast, si kryesues i misionit të OSBE-së, do të vizitoj këtë organizatë në Prishtinë dhe theksoi se vizita, gjithashtu nuk ka karakter shtetëror.

Ai rikujtoi se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës u mundësua pas bashkëpunimit me OSBE-në.

Ministri i Jashtëm serb tha gjithashtu se më 6 shkurt në New York do të mbahet seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Siç kanë raportuar mediat më parë, ministrat e rajonit të Punëve të Jashtme dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit, do të takohen në javën e fundit të muajit mars në Prishtinë.

Takimi do, ashtu si dy të parët në Berlin dhe Beograd, të organizohet sipas formulës së Gymnichut, pra pa shfaqjen e simboleve shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat