Për Jabllanoviqin nuk vendos Qeveria e Kosovës, por e Serbisë!

Kosova

Për Jabllanoviqin nuk vendos Qeveria e Kosovës, por e Serbisë!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 08:54

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq që u bë “shkas” për ndezjen e demonstratave të dhunshme në Prishtinë, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, ndërsa edhe Qeveria e Kosovës duket e pafuqishme për ta shkarkuar nga detyra.

Madje analistët dhe opozita thotë se për “fatin” e ministrin Jabllanoviq nuk vendosë Qeveria e Kosovës, por ajo e Serbisë.

“Në asnjë moment nuk kam pasur dilemë a duhet të japë dorëheqje. Nuk kam shkelur rregullat që vlejnë për ministrat...Kërkesa për dorëheqjen time është vetëm shkas për ndërrimin e qeverisë kosovare, ngase opozita shqiptare nuk ka mundësi të vijë në pushtet me metoda demokratike. E për dorëheqjen as që më shkon në mendje ta bëjë”, ka deklaruar Jabllanoviq në një intervistë për mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat