Vendimet e Thaçit nuk preken

Kosova

Vendimet e Thaçit nuk preken

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:45

Qeveria “Thaçi” kishte shfrytëzuar mirë kohën e krizës politike për të marrë vendime kapitale, por edhe për t’i rehatuar militantët e saj nëpër institucione. Pikërisht, vetëm një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria “Thaçi2” kishte marrë vendim që t’ia vazhdojë mandatin edhe për tri vjet të tjera nëntë sekretarëve permanentë të dikastereve qeveritare.

Thaçi kishte menduar t’i ‘qerasë’ edhe me një mandat tjetër pesë kryeshefat e agjencive të pavarura, Agjencisë shtetërore të Arkivave, Inspektoratit të Punës, Agjencisë së ushqimit dhe veterinës, Agjencisë për standardizim dhe Agjencisë për promovimin e investimeve, shkruan “Zëri”. Por, analistët politikë thonë se kryeministri Mustafa nuk do t’i kontestojë vendimet e partnerit të tij të koalicionit, PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat