Politologu me një ide që protesta e së mërkurës të jetë paqësore

Kosova

Politologu me një ide që protesta e së mërkurës të jetë paqësore

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:32

Arben Qirezi, doktor i shkencave politike, thotë se në protestën e radhës qytetarët dhe Policia duhet të tregojnë se nuk janë armiq. E, për të treguar këtë, ai ka një ide. Për më shumë, lexojeni postimin e tij në Facebook.
“Duke qenë se u paralajmërua edhe një protestë, propozoj që qysh në fillim të saj të bëhen disa gjeste që tregojnë së qytetarët dhe Policia nuk janë armiq.

Që qytetarët nuk janë kundër shtetit dhe që Policia nuk është kundër qytetarëve.

Le të fillojë protesta me një apllauz për policët që do të jenë në detyrë dhe me një përkulje koke të policëve ndaj qytetarëve.

Le të mbahen protestat në mënyrë paqësore, le të respektohet e drejta e patjetërsueshme e qytetarëve për të protestuar dhe për të dërguar mesazhe politike, i pëlqeu kjo dikujt apo jo.

Le të respektohet e drejta dhe detyra e secilit.

Tani ajo që nevojitet më se paku është përgatitja për konfrontim të serishëm.

Njëkohësisht, si qytetar do të dëshiroja që anëtarët e Qeverise t'i ulin gjakrat, sepse deri më tani diskursi i tyre me ndonjë përjashtim ka qenë i diktuar nga emocionet dhe ndjenja e të qënurit bos.

U pa se sa ka vlerë dhe çfarë çmimi ka bosllëku i tyre”, thotë Qirezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat