Nuk ka kush që i ndal të ikin nga Kosova

Kosova

Nuk ka kush që i ndal të ikin nga Kosova

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:52

Ikja e të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur, edhe sonte në këto orë në stacionin e autobusëve në Prishtinë është parë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës duke hypur në autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar nëpër Hungari dhe në vendet e perëndimit.
Arsye e ikjes së një numri të madh të këtyre qytetarëve janë kushtet e vështira në sektorin privat.
Pavarësisht një debati parlamentar që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për të mos ikur,kjo siç duket nuk ka funksionuar pasi që çdo natë dhjetra autobus nisen nga Prishtina dhe nga çdo qytetet i Kosovës për në vendet e perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat