Donika Kadaj Bujupi, sikurse shefi i saj partiak, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova do të shkojë domosdo në zgjedhje më së largu deri në qershor.
Shefja e Grupit Parlamentar e AAK-së, në emisionin Zona e Debatit të Klan Kosovës, tha se për shkak të rrethanave të krijuara kjo qeveri nuk është në gjendje që të merr asnjë vendim, prandaj duhet të largohet.
Me këtë nuk është pajtuar analisti, Naim Rashiti i cila ka thënë se kjo nuk do të ndodh.