Nxënësit në këmbim të notës detyrohen të ndjekin kurse te mësuesit e tyre (Video)

Kosova

Nxënësit në këmbim të notës detyrohen të ndjekin kurse te mësuesit e tyre (Video)

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:11

Për detyrë kanë t'i mësojnë nxënësit në shkollë por kjo nuk po u mjafton disa mësimdhënësve të shkollës 'Dardania' në Pejë. Disa prej tyre po organizojnë edhe kurse private për lëndët e veta.
Nxënësit detyroheshin të paguajnë për këto orë shtesë kurse prindërit ankohen. Në dijeni është vënë edhe Drejtoria e Arsimit e cila ka paralajmëruar masa.

Nxënësit po obligohen të ndjekin këto orë shtesë nga mësimdhënësit e tyre. Ata thonë se në rast se nuk i përfillin kërkesat e disa prej arsimtarëve mund të ndëshkohen.

"Ata gjithmonë neve na thojnë a po doni me ardhë. Me shku te dikush tjetër ata ta marrin inati edhe t'i me i ditë të gjitha ta len një notë ose më të vogël ose ta lojnë 1'sh", tha një nxënës për RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat