​Avni Zogiani ia rikujton Ilir Dedës kohën kur mbronte policët rumunë dhe sulmonte VV'në

Kosova

​Avni Zogiani ia rikujton Ilir Dedës kohën kur mbronte policët rumunë dhe sulmonte VV'në

Më: 29 janar 2015 Në ora: 21:52

Ish kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ia ka rikujtuar deputetit të VV'së Ilir Deda, deklaratat e tij për protestat e Vetëvendosjes.
Zogiani ia ka kujtuar Dedës kohën kur ai mbronte policët dhe sulmonte Vetëvendosjen.

"Më 10 shkurt, Vetëvendosje mbajti protestë kundër planit, ekipit negociator të Kosovës, UNMIK-ut dhe Zyres së paraparë Civile Ndërkombëtare, me synim qëllimisht të dhunshëm. Mijëra protestues sulmuan policinë dhe u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e qeverisë". Ilir Deda, mos na e tesh per dhunen policore! Rri qatu!", është statusi i plotë i tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat