Paraburgim prej një muaji për tetë protestues

Kosova

Paraburgim prej një muaji për tetë protestues

Më: 29 janar 2015 Në ora: 21:16

Disa prej protestuesve të 27 janarit, të cilët kanë dalë sot para Gjykatës, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në këtë grup, siç merret vesh, janë tetë protestues. Ndërkaq për grupin tjetër të protestuesve, vendimi do të merret nesër ose pas 48 orësh.

Në mesin e mbi 150 protestuesve që janë paraqitur sot para Gjykatës për shkak të dhunës së përdorur në protestën e 27 janarit, sot janë liruar mbi 20 persona, të cilëve u kishte kaluar afati i paraparë prej 48 orësh për t'u paraqitur para gjyqtarëve të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat