Dardan Sejdiu “bën” hajgare me RTK-në

Kosova

Dardan Sejdiu “bën” hajgare me RTK-në

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:17

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka kërkuar që të mos shiqohet dhe të bojkotohet Radio Televizioni i Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facëbook”, ka bërë ftesë publike që deri me datën 4 shkurt të mos shikohet as edhe një edicion informativ i kanalit privat të pushtetit, RTK.

“Beje ftese publike qe deri me daten 4 shkurt te mos shiqohet as edhe nje edicion informativ i kanalit privat te pushtetit, RTK”, ka shkruar Sejdiu.

Ndryshe, RTK, në ditën kur është mbajtur protesta (27.01.2015), si televizion publik nuk i ka interesuar fare që të transmetoj këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat