Minatorët i gëzohen dekretit presidencial për Trepçën

Kosova

Minatorët i gëzohen dekretit presidencial për Trepçën

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:49

Dekretimi i Presidentes Jahjaga, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që e shpëton Trepçën nga likuidimi, është mirëpritur nga minatorët e këtij kombinati metalurgjik.

Minatoret tashmë kanë shpresë se kjo ndërmarrje po futet në rrugë të mirë drejt realizimit të qëllimeve që kanë xehetarët. Protestat, sidomos ato të dhunshme, nuk shihen nga ta si zgjidhje të problemeve.

Sapo kanë kryer ndërrimin e parë në minierën e Stan Tërgut në Trepçë. Minatorët po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Prishtinë e që lidhen me kombinatin ku ata punojnë.

Sabri Smajli, kryepunëtor I minierës tha se problemi është kombëtare.

”E kemi përcjellë dhe ndjejmë keqardhje se aty po përmendet edhe çështja e Trepçës, dhe ne njëhere kemi thanë që ky është problem kombëtar – nacional dhe jo partiak. Jo për qëllime të ngushta partiake dhe ne e kemi dhënë komunikatën pas grevës, që ne nuk jemi të Vetëvendosjes, por të asnjë partie', tha Smajli për transmetuesin publik,

Edhe minatorit tjetër Ragip Istrefi, tha se protesta është e drejtë qytetare, por jo dhuna.

”Jo protesta që cojnë shtetin në humbje e dëme. Protesta duhet me qene protestë jo e dhunshme”

Vendimi i Presidentes Jahjaga për dekretimin e ligjit që shpëton Trepçën nga likuidimi, është mirëpritur nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Drejtori i Minierës së Trepçës dhe Flotacionit në Stan Tërg, Qazim Jashari, thotë se vendimi i presidentes është një shpresë për ta. `Ne I besojmë institucioneve dhe kemi informata që po punohet në ligjin për Trepçën”

Jashari tha se po presin me padurim që Trepçës t'i jepet trajtimi meritor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat