Mustafa e Gentilini diskutuan për takimin e shkurtit në Bruksel

Kosova

Mustafa e Gentilini diskutuan për takimin e shkurtit në Bruksel

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim drejtorin për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, Fernando Gentilini.

Në këtë takim, Mustafa dhe Gentilini kanë biseduar mbi përgatitjet për takimet që do të mbahen në Bruksel në fillim të muajit shkurt.

Ndërsa, Gentilini e ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat