Kurthi nga i cili nuk po del dot Qeveria

Kosova

Kurthi nga i cili nuk po del dot Qeveria

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:59

Analisti Albinot Maloku, thotë se numri i arsyeve për protesta është mjaft i madh.

Qeveria e re e Republikës së Kosovës e krijuar nga koalicioni LDK-PDK, nuk e ka nisur edhe aq mbarë punën e saj. Isa Mustafa, sapo mori postin e kryeministrit dhe po ballafaqohet me protesta e greva të njëpasnjëshme.

Qeveria e Kosovës këto protesta i ka vlerësuar si tendencë e opozitës për të marr pushtetin. Nga ana tjetër krerët e AAK-së kanë deklaruar se jo vetëm ministri Jabllanoviç por e tërë qeveria duhet të jap dorëheqje, duke theksuar se deri në qershor mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mirëpo, analistët konsiderojnë se deri më tani janë vetëm dy qëllime të protestës, shkarkimi i ministrit Jabllanoviç dhe definimi i statusit të Trepçës, të cilat mund të ndryshohen vetëm nëse pozita nuk i përmbushë ato.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat