Demolli e njofton ambasadorin e Norvegjisë për FSK-në

Kosova

Demolli e njofton ambasadorin e Norvegjisë për FSK-në

Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:25

Ministri i FSK-së Haki Demolli, priti sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu.

Ministri Demolli njoftoi ambasadorin Braathu edhe me zhvillimet e procedurave për transformimin e FSK-së në FAK, për bashkëpunimin e ngushtë që po zhvillon MFSK me NATO-n dhe shtetet e rajonit.

Nga ana e tij ambasadori Braathu premtoi angazhimin konkret në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy ministrive, duke ndërmarrë veprimet edhe për përgatitjen e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat