Jahjaga dekretoj ligjin që ndalon likuidimin e Trepçës

Kosova

Jahjaga dekretoj ligjin që ndalon likuidimin e Trepçës

Nga: H.Orana Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:48

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar sot ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, që është miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidentja në një njoftim në Faebook.

“Sot dekretova Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015”, ka thënë Jahjaga.

Sipas saj, qëllimi i këtij ligji është që Qeveria e Kosovës të ketë hapësirë dhe kohë për përndalimin e likuidimit të Trepçës.

“Qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepcës, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar ajo.

Sipas Presidentes Jahjaga ky ligj do t’i mundësoj Qeverisë dhe Kuvendit që të gjejnë zgjidhje afatgjate për Trepçën.

“Shpresoj që ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, ka vlerësuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat