Në prag të protestës së radhës!

Kosova

Në prag të protestës së radhës!

Nga: M.Lakna Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:24

Derisa mediat raportojnë se ministri Jabllanoviç po përgatitet të jap dorëheqje, Lëvizja Vetëvendosje dhe dy subjektet tjera opozitare AAK dhe Nisma për Kosovën, pritet që sot të njoftojnë për detajet lidhur me protestës e radhës e cila sipas tyre do të mbahet shumë shpejt.

Me kërkesat e njëjta për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoiviç dhe definimin e statusit të Trepçës, VV-AAK dhe Nisma do të mbajnë protestë gjatë ditëve në vijim.

Lëvizja Vetëvendosje pritet që sot të mbajë një konferencë për mediat në të cilën do të njoftoj për ditën dhe orën e saktë të protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat