LDK në Suharekë, mbështetje për kryeministrin Mustafa

Kosova

LDK në Suharekë, mbështetje për kryeministrin Mustafa

Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:11

Dega e LDK-së në Suharekë i jep përkrahje Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kabinetit të tij qeveritar, në arritjen e objektivave të Planit të tij qeverisës.

“Ne çmojmë të drejtën e çdo subjekti politik apo grupimit tjetër për të drejtën e protestave në realizimin e synimeve të tyre, mirëpo edhe protesta ka rregullat e saj. Protestat e dy ditëve në kryeqytetin tonë, nuk i dhanë pamje të mirë gjithë Kosovës. Pjesëmarrësit e takimit çmuan edhe sjelljen e pjesëtarëve të organeve të rendit dhe njëherit të gjithë të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt” thuhet në deklaratë.
Këtë deklaratë dega e LDK-së në Suharekë e bërë pas takimit me strukturat e partisë, me kryetarët e nëndegëve dhe anëtarë të tjerë. Nga ai takim u kërkua që ti jepet hapësirë kohore qeverisë që së bashku edhe me pjesëtarët e opozitës e të tjerët të punojnë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat