Edhe 4 nënshkrime duhen për të shkarkuar Jabllanoviqin

Kosova

Edhe 4 nënshkrime duhen për të shkarkuar Jabllanoviqin

Nga: H.Orana Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:04

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka treguar se opozita ka mbledhur 36 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar Jabllanoviqin.

“Opozita ka mbledhur 36 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e Jabllanoviqit! Na duhen edhe 4 nënshkrime për të mbajtur këtë seancë mirëpo këto nënshkrime nuk po i japin deputetet e pozitës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nëse pozita do shkarkimin e Jabllanoviqit, le të nënshkruajnë këtë nismë. Ndryshe protestat do të vazhdojnë.

“Le të mos bëhen hipokrite aman se na lodhen! Nëse janë për shkarkimin e Jabllanoviqit, le të nënshkruajnë nismën. Me këtë veprim le të tregojnë që janë në mbrojtje të historisë dhe dinjitetit dhe kundër fyerjeve fashiste ndaj nënave dhe gjithë qytetarëve të Republikës! P.S protestat do të vazhdojnë”, ka shkruar ajo./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat