120 deputetë s’i bëjnë 40 nënshkrime kundër Jabllanoviçit

Kosova

120 deputetë s’i bëjnë 40 nënshkrime kundër Jabllanoviçit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:24

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se Qeveria po u bënë presion deputetëve të koalicionit që mos ta nënshkruajnë mocionin për seancë.

Partitë opozitare nuk kanë arritur të mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç.

Kjo për faktin se kjo nismë e opozitës nuk ka gjetur përkrahjen e partive në pozitë. Deri më tani, janë mbledhur vetëm 36 nënshkrime ndërsa për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme nevojitën 40 nënshkrime

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë për Gazetën Tribuna se Qeveria po u bënë presion deputetëve të koalicionit që mos ta nënshkruajnë mocionin për seancë.
“Qeveria përmes deputetëve të koalicionit në Kuvend nuk e lejoi mbajtjen e seancës duke i bërë presion deputetëve që të mos i vënë firmat e tyre ne këtë nismë. Kemi 36 nënshkrime dhe ka edhe te pozitës”, ka thënë ajo.

“Deklaratat e Qeverise se është në favor te dialogut në Kuvend janë ne kundërshtim me veprimet e tyre sepse ata me te gjitha forcat po parandalojnë çfarëdo debati ne Kuvend”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat