​Hoxhaj e quan absurde tendencën e deputetes serbe për të folur për Kosovën në KiE

Kosova

​Hoxhaj e quan absurde tendencën e deputetes serbe për të folur për Kosovën në KiE

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:57

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur absurde situatën në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kur deputetja serbe Marija Obradvoiq po përpiqej të fliste edhe në emër të Kosovës duke u thirrur në një raport për Kosovën.
“Ka disa vite që Kosova si anëtare vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përfaqësohet me një delegacion deputetësh nga Kuvendi i Kosovës. Përpjekjet e sotme, dhe të hershme nga ana serbe janë qëllim këqija dhe nuk i shërbejnë aspak normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte një situatë absurde të dëgjoje një deputete serbe që përpiqej të fliste edhe në emër të Kosovës duke u thirrur në një raport për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj për koha.net, teksa tregon se kishte marrë fjalën për t’i kërkuar dhe rikujtuar të mos flasë në emër të Kosovës.

“Sepse ne kemi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE-së. Edhe në fjalën time para deputetëve, në një seancë dëgjimi për Kosovën, kam shtruar nevojën e pranimit sa më të shpejt të Kosovës në Këshillin e Evropës pasi janë pjekur të gjitha kushtet për një gjë të tillë pas anëtarësimit në Komisionin e Venedikut dhe Bankën Zhvillimore për Rindërtim”, ka thënë deputeti Enver Hoxhaj, që njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Marija Obradvoiq, është deputetja që e udhëheqë delegacionin serb në Asambalen parlamentare, dhe i takon partisë së kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat