​Krasniqi - Haradinajt: Je humbës, s'ka zgjedhje deri më 2018

Kosova

​Krasniqi - Haradinajt: Je humbës, s'ka zgjedhje deri më 2018

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:43

Ministri i Bujqësisë dhe njëherit nënkryetar i PDK'së ka komentuar deklaratën e sotme të liderit të AAK'së Ramush Haradinaj i cili parashikoi zgjedhje në muajin qershor. Sipas Krasniqit, zgjedhje mund të ketë në muajin qershor por se në vitin 2018.
Shkrimi i plotë i Memli Krasniqit në Facebook:

Humbësit e zgjedhjeve, sikur të kishin mundësi, do të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes. Helbete, për ta provuar fatin se mos po e shtojnë ndonjë votë. Por, demokracia është ndryshe!

Zgjedhjet nuk mbahen kur të duan humbësit tradicionalë, por siç parashihet me Kushtetutë e me ligje. Ata që mbajnë shpresa për zgjedhje parlamentare në qershor, ndoshta muajit ia kanë qëlluar, por jo edhe vitit! Kështu që, shihemi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat