Haxhiu: PDK e LDK janë mësuar t’i shohin kryetarët vetëm në xhipa

Kosova

Haxhiu: PDK e LDK janë mësuar t’i shohin kryetarët vetëm në xhipa

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:40

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se fakti që dy partitë qeveritare janë shokuar kur e kanë parë Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti në protestë është se kryetarët e tyre janë mësuar t’i shohin vetëm në vetura të shtrenjta.
Postimi i deputetes së VV në ‘Facebook’ thotë kështu:

“Këta të LDK-së e PDK-së janë mësuar ti shohin kryetaret e tyre vetëm në ato zyrat luksoze dhe në ata xhipat me xhamat e zi, për atë edhe nuk mund ta paramendojnë një Kryetar Komune në ballë të protestave!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat