Brigada 137 Gjakova të UÇK-së përkrahin protestat

Kosova

Brigada 137 Gjakova të UÇK-së përkrahin protestat

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:38

Veteranët e luftës të Bigadës 137 Gjakova të UÇK-së thonë se qytetarët dhe Nënat të Kosovës me plotë të drejtë, kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit.

Ata thonë se qytetarët dhe Nënat të Kosovës me plotë të drejtë, kanë filluar që nëpërmes protestave të organizuara në shumë vende të Kosovë, të shprehin shqetësimet e tyre, lidhur me rastin e fyerjes së Jabllanoviqit, që iu drejtua banorëve të Komunës së Gjakovës.

“Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre ndaj kësaj pakënaqësie dhe ndaj varfërisë së paskajshme të popullit të Kosovës sidomos largimit masovik të rinisë, ne si Veteranë të Luftës së UÇK-së të Brigadës 137 Gjakova, kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përkrah të gjithë atyre që shprehin qoftë dhe me protestë këto pakënaqësi. Andaj qdo komunikatë nga Veteranët e UÇK-së lidhur me distancimin nga protestat, nuk do të përfshijë Brigadën 137 Gjakova dhe ne do të vazhdojmë të jemi krah nënave kosovare”, thonë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat