Migrimi ilegal po zbraz shkollat, 300 nxënës nga Gjilani braktisën shkollimin (Video)

Kosova

Migrimi ilegal po zbraz shkollat, 300 nxënës nga Gjilani braktisën shkollimin (Video)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:11

Pavarësisht thirrjeve se migrimi ilegal drejt vendeve të BE'së nuk është zgjidhje dhe se këto shtetet nuk japin azil për kosovarët këta të fundit vazhdojnë të provojnë këtë rrugë. Bashkë me vetë prindërit po marrin edhe fëmijët duke bërë që ata të mbesin pa mësim këtu e pa mësim atje ku shkojnë. Raste të tilla po ndodhin edhe në Gjilan.
Brenda 30 ditëve të fundit mbi 300 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Gjilanit braktisën shkollimin. Bashkë me familje ata kanë ikur drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë dy javëve të pushimit dimëror në shkollën fillore 'Abaz Ajeti' në Gjilan braktisën shkollimin 50 nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat