Dje në Prishtinë protesta, në qytete tjera qetë

Kosova

Dje në Prishtinë protesta, në qytete tjera qetë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:42

Dje në Prishtinë kishte protestë. Por në qytetet e tjera të vendit, incidentet ishin të zakonshme.

Sipas Policisë së Kosovës, në katër nga shtatë rajonet e saj, nuk është raportuar asnjë incident, ndërkohë që në tri të tjerat janë regjistruar vetëm disa minore. Ekspertët e sigurisë thonë se institucionet e vendit duhet të jenë më komunikuese më qytetarët e vendit, veprim ky që i shërben sigurisë.
VS

Mentor Vrajolli nga Instituti Kosovar për Siguri thotë se ajo që ndodhi dje ishte përtej pritjeve. ”Unë mendoj që Institucionet e Kosovës të jenë më komunikative me qytetarët për shkak se qytetarët e Kosovës ndihen mjaft të pasigurt qoftë në aspektin e të ardhmes së tyre ekonomike sociale, qoftë edhe në aspektin e sigurisë së tyre të aseteve shtetërore , mendoj se një komunikim më I mirë I qeverisë do të ishte në gjendje t’i zgjidhte në gjendje që t;I bindë qytetarët që mos të dalin në rrugë e të protestojnë dhunshëm, ngjashëm si dje.

Programi për siguri “Barometri Kosovar i Sigurisë”, me të cilin u bënë matjet për kërcënim dhe rreziqe, rezulton se janë vënë në pah problemet siç janë papunësia, niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, pastaj niveli i lartë i korrupsionit.

Vrajolli thotë se bazuar në “Barometrin Kosovar të Sigurisë', problemet sociale janë ato që i shtyjnë qytetarët të dalin në protestë. Por, sipas tij, kësaj i kanë shërbyer dhe deklaratat e pamatura. “Rreziku që deklaratat apo aspektet e ndryshme qe kanë të bëjnë me asetet e Kosovës të cilat nderlidhen me shtetin serb të prodhojnë destabilizim të shoqërisë është rrezik mjaft i madh për qytetarët e Kosovës”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, përmes një komunikate për media, deklaron se janë arrestuar në tërë vendin 170 persona. Por gjatë kësaj kohe, është vërejtur numër i ulët i incidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat