Haziri: Jabllanoviç e ka varrosur veten politikisht!

Kosova

Haziri: Jabllanoviç e ka varrosur veten politikisht!

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:54

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat po zhvillohen në vend.

Haziri e quan deklaratën e ministrit për Komunitetet dhe Kthimin Aleksandar Jabllanoviç të zezën e vetës dhe se ai e ka thënë se është koha që politikanët të reflektojnë të largohet sepse, e ka varrosur veten politikisht!

"Nga ministër për kthim, bëhet ministër për largim!
Deklarata e ministrit Jabllanovic është e zeza e vetvetes, ngase me atë deklaratë, ai pos që ka prekur ndjenjat e nënave shqiptare, i ka qitë hije t’keqe vetes, kurse dëme i ka shkaktuar edhe popullit të tij. Në vend se të jetë njëmend ministër për kthim, ai jo që po i kthen ata, por po largon, e po e rrezikon qenien e popullit të tij. Mirëpo, shoqëria e jonë nuk duhet të bie pre e deklaratave të pamatura të kujtdo qoftë, e as të personit në fjalë. Nuk bëhet fjalë këtu për shkarkim, por ka ardhur koha që politikanët të reflektojnë dhe Jabllanovic të largohet sepse, përfundimisht, e ka varrosur veten politikisht!", ka shkruar Haziri në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat