Dhuna është e patolerueshme, por Jabllanoviq të shkarkohet

Kosova

Dhuna është e patolerueshme, por Jabllanoviq të shkarkohet

Nga: Mimozë Lakna Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:01

Gjatë përdorimit të plumbave të gomës, topave të ujit, mjeteve të blinduara për shpërndarjen e turmës, shkopinjve të gomës etj., KMDLNJ ka identifikuar raste kur policia shkel të drejtat.

Pas protestave të dhunshme dhe lëndimeve të shumë qytetarëve, e mërkura e gjeti Prishtinën në qetësi. Komuna e Prishtinës u kujdes që nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të mos duket thuajse asnjë gjurmë e protestës së një dite më parë. Aty këtu, në qoshe të rrugëve e rrugicave të kryeqytetit, shiheshin gurë e gjësende të forta të cilat u përdorën nga turma e revoltuar e protestuesve në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Protesta e një dite më parë ishte temë diskutimi e shumë qytetarëve. Qytetarët pajtohen që ka shumë arsye për t`u protestuar në vendin tonë, mirëpo nuk pajtohen me dhunën që u ushtrua në përleshjen ndërmjet policëve dhe protestuesve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat