Ahmeti: Po kuptohet e vërteta e Sami Hamitëve

Kosova

Ahmeti: Po kuptohet e vërteta e Sami Hamitëve

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:32

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpendi Ahmeti u është përgjigjur akuzave të asamblistëve të LDK-së bërë kundër tij për protesta e djeshme . Ai përmes Facebook-ut ka thënë se qytetarët e Prishtinës tashmë i kanë kuptuar të gjitha keqpërdorimet e ish - pushtetit ë LDK –së në Prishtinë.

Ahmeti lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:

“Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës paskan kërkuar dorëheqjen time për shkak të "arrestimit tim si protestues i pandërgjegjshëm". E kam dit që për të mshefur të kaluarën dhe të tashmen e tyre, disa individë janë të gatshëm në gjithçka por me arrestu e me rreh kundërshtar politikë e mandej me të akuzu për arrestimit e rrahjen, këtë vetëm këta individë mund ta mendojnë e ta bëjnë.

Në mbledhjen e fundit Sami Hamiti ju paska thënë këshilltarëve se do të ja tregoj vendin Shpendit. Sami Hamitëve ju themi se e vërteta po kuptohet dita ditës. Prej keqpërdorimeve në shesh e deri te tokat në Butofc. Do të kuptohen këto nga qytetarët e Prishtinës e krejt Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat