Jabllanoviq nuk shkarkohet dhe nuk jep dorëheqje

Kosova

Jabllanoviq nuk shkarkohet dhe nuk jep dorëheqje

Më: 28 janar 2015 Në ora: 08:19

Zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, asnjëherë nuk ka biseduar me Aleksandër Jabllanoviqin për shkarkimin e tij.

Sipas tij, Jabllanoviq nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje e as nuk do të shkarkohet. “Më asnjërin nga ne nuk ka biseduar askush për shkarkimin e Jabllanoviqit”, ka thënë Stojanoviq për klan Kosova.

E duke folur rreth gjigantit metalurgjik Trepça, ai ka thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Trepça të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat