Thaçi: Policisë nuk mund t'i jap ultimatum askush

Kosova

Thaçi: Policisë nuk mund t'i jap ultimatum askush

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:54

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se dhuna është e papranueshme. Ai ka thënë se është absurde që t'i jepet ultimatum Policisë.
Në emisionin "Zona B" të Klan Kosovës, ai tha se dëmtimi i pronës private dhe publike, sulmi ndaj Ambasadave dhe ndaj gazetarëve, gjithashtu janë të papranueshme.

"Dëmtimi i pronës publike dhe private është i papranueshëm, siç ka ndodhur të shtunën. Dëmtimi i pronës private dhe publike si sot, janë të papranueshme. Janë të papranueshme dhe të dëmshme shumë edhe sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e qeverisë por është e të gjithëve.

"Policia është e të gjithëve, nuk është e qeverisë. Policia nuk ka marrë ndonjë qëndrim nga pushtetarët as të shtunën e as sot. Policia vepron në bazë të situatës. Sa i përket përgjegjësive politike, dua të them se sot më së paku ka pasur çështje që janë thirrur në deklaratën e papërgjegjshme të një ministri", ka thënë ai.

Ai tha se organizatorët e protestës mund të kenë qenë të zhngënjyer.

"Mendoj se organizatorët apo thirrësit e kësaj proteste mund të qenë të zhgënjyer nga pjesëmarrja e vogël dhe nga braktisja e të tjerëve dhe sot nuk lejuan që të mbahet në rrethana normale ky tubim", ka thënë ai.

Thaçi tha se asnjë individ nuk mund t'i japë ultimatum Policisë sepse "ne nuk jemi askush t'i japim ultimatum uniformës së Policisë".

"Të shtunën ultimatum, sot në të njëjtën kohë ultimatum uniformës së policisë. Kush jemi ne që t'i japim ultimatum Policisë. Zotëriu çohet i jep ultimatum Policisë largohuni për 15 minuta", ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat